Arrestime për kurdisje ndeshjesh edhe në Spanjë, përfshihet Levante NULL NULL 25.02.2023 13:11 25.02.2023 13:11 Policia spanjolle ka arrestuar gjashtë persona pas hetimeve në një rast të dyshuar për kurdisje të ndeshjeve në Kupën e Mbretit. Bëhet fjalë për një ndeshjen në dhjetor të vitit 2022, ku të arrestuarit dyshohet se fituan rreth 30 mijë euro përmes basteve për ndeshjen, të cilën skuadra e atëhershme e La Ligës, Levante, e fitoi 8-0 kundër ekipit të ligës së pestë, Huracan Melilla. Arrestimet erdhën një ditë pasi një gjykatë rajonale në Melilla tha se kishte marrë në pyetje gjashtë persona, duke përfshirë një ish-lojtar të Huracan Melilla, për këtë aferë, shkruan barrons, transmeton Klankosova.tv. Policia tha se ata kishin hapur hetimet e tyre pas marrjes së ankesave nga divizioni i lartë spanjoll i La Liga dhe disa shtëpi bastesh. Hetimi u krye me ndihmën e La Liga-s, federatës së futbollit të Spanjës, RFEF, Shërbimit të Hetimit Global të Tregut të Basteve (SIGMA), shtohet në deklaratën e policisë. Huracan Melilla tha në një deklaratë të enjten se ata do të bashkëpunojnë me autoritetet e futbollit dhe sistemin e drejtësisë dhe “do të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të luftuar kundër mashtrimit”. “Ne duam të bëjmë të qartë se nëse ndonjë anëtar aktiv i klubit është i përfshirë… veprimet disiplinore dhe gjyqësore do të ndërmerren menjëherë”, thuhet në komunikatë. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.