Arrestime e bastisje për armëmbajtje pa leje në Prishtinë dhe Lipjan NULL NULL 29.11.2024 09:49 29.11.2024 09:49 Foto ilustruese: Arrestim. Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 15 fishekë. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 15 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia. Po në Prishtinë, një tjetër është intervistuar pasi i është gjetue dhe sekuestruar një pistoletë me 10 fishekë. “Njësia policore gjatë kontrollit të dyshuarit kosovar tek i njëjti ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 10 fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. Ndërkaq, në Lipjan është bastisur një shtëpi dhe janë arrestuar dy persona, njofton Klankosova.tv. “Pas pranimit të informatës se i dyshuari mashkull kosovar posedon një armë gjuetie të cilën e kishte marrë nga (i dyshuari i dytë) mashkull kosovar, në konsultim me prokurorin është bastisur shtëpia e të dyshuarit të dytë, i cili vullnetarisht ka dorëzuar armën në fjalë, pushkë gjuetie e cila ishte konfiskuar. Te dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.