Arqipeshkvi italian dëshiron të ndihmojë fëmijët me kancer dhe leukemi në QKUK NULL NULL 20.03.2017 17:28 20.03.2017 17:28 Arqipeshkvi nga Kisha Katolike në Itali, Vincezo Paglio i cili kishte kontribuar edhe para dhe gjatë luftës në Kosovë ka shprehur interesimin e tij për të ndihmuar fëmijët e sëmurë nga kanceri dhe leukemia e që momentalisht trajtohen në këtë klinikë. Paglio që ka ardhur në Kosovë me ftesë të presidentit Hashim Thaçi dhe i shoqëruar nga Ambasadorja Bukurije Gjonbalaj dhe zyrtarë të tjerë institucional të Kosovës, sot ka vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) përkatësisht Klinikën e Pediatrisë. Paglio, premtoi se së do të angazhohet për nisjen e bashkëpunimit ndërmjet spitaleve të vendit të tij dhe Kosovës, poashtu, do shtrijë ndikimin edhe tek donatorët dhe Ministria e Shëndetësisë së Italisë. Ai kërkoi një listë të kërkesave nga Klinika e Pediatrisë në mënyrë që të njëjtën ta nisë tek shteti i tij dhe të përkrahet klinika e Pediatrisë, transmeton Klan Kosova. Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka shpjeguar në lidhje me organizimin e SHSKUK-së dhe Qendrës Klinike Universitare dhe për interesimin që ka treguar Paglia për Kosovën edhe në ditë më të vështira para, gjatë dhe pas luftës. Në takim doktor Gjocaj, kërkoj përkrahjen e Vatikanit për SHSKUK, në këtë rast për fëmijët e sëmurë nga kanceri dhe leukemia, por edhe në fusha të tjera me rëndësi të veçantë për shëndetësinë e Kosovës. Dr. Izet Sadiku, zëvendësministër i Ministrisë së Shëndetësisë, në këtë takim theksoi bashkëpunimet e deritanishme që kanë pasur me shtetin e Italisë në fushën e shëndetësisë, duke cekur sidomos fushën e kardiokirurgjisë së fëmijëve, por edhe ndihma të tjera në trajtimin e fëmijëve me leukemi dhe lëmi tjera. Ai theksoi se janë duke pritur konfirmimin nga Ministrja e re e shëndetësisë së Italisë që të nënshkruhet një marrëveshje e re e bashkëpunimit me qëllim të përkrahjes së mëtejme nga shteti i Italisë për Kosovën. Delegacioni vizitoi edhe repartin e Hemato- Onkologjisë, ku u njoh me kushtet dhe me mënyrën e trajtimit të fëmijëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.