Arnold Schwarzenegger përfshihet në një aksident trafiku në Los Anxhelos NULL NULL 22.01.2022 10:16 22.01.2022 10:16 Aktori Arnold Schwarzenegger është përfshirë në një aksident trafiku në Los Angeles, këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i tij. Policia e Los Anxhelosit njoftoi se në aksident janë përfshirë katër vetura, nga ku ka mbetur i lënduar një person. Policia tha se nuk është bërë asnjë arrestim dhe përjashtoi përfshirjen e drogës dhe alkoolit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Oficerët nuk i identifikuan personat e përfshirë, por aktori dhe ish-zëdhënësi i guvernatorit të Kalifornisë konfirmoi për Los Angeles Times se ai po drejtonte SUV-në kur ndodhi incidenti. Një person u dërgua në spital me ambulancë, tha policia, por lëndimet mendohen të kenë të lehta. nuk mendohet të jenë kërcënuese për jetën. Tutje, zëdhënësi i Schwarzenegger tha se aktori nuk ishte lënduar.