Arnold Schwarzenegger i zemëruar nga politikat klimatike të liderëve botërorë (VIDEO) NULL NULL 29.10.2021 08:24 29.10.2021 08:24 Arnold Schwarzenegger thotë se liderët që pretendojnë se luftimi i ndryshimeve klimatike dëmton ekonominë janë “budallenj ose gënjeshtarë”. Përpara samitit të klimës COP26, ish-guvernatori i Kalifornisë i tha BBC-së se nga ulja e emetimeve të karbonit do të përfitojnë ekonomitë globale. Ai foli edhe për ndotjen e shkaktuar nga tregtia ndërkombëtare. Schwarzenegger pohoi se suksesi i vazhdueshëm ekonomik i Kalifornisë dhe krijimi i vendeve të punës dëshmojnë se reduktimi i dioksidit të karbonit dhe rritja e pasurisë shkojnë paralelisht. “Ata janë gënjeshtarë, janë budallenj. Ose nuk dinë si ta bëjnë këtë”, shtoi aktori i Terminatorit, transmeton Klankosova.tv Schwarzenegger u bë një kampion i ajrit të pastër dhe energjisë së rinovueshme, ndërsa si guvernator midis 2003 dhe 2011 – vendosi objektiva për të reduktuar tymin e shkarkimit dhe emetimet e gazrave serrë. https://www.bbc.com/news/science-environment-59036814