Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arne Slot rrezikon seriozisht shkarkimin nga Liverpooli

NULL NULL
30.10.2025 10:38

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, po kalon ditët më të vështira të karrierës pas një serie rezultatesh zhgënjyese.

“The Reds” kanë vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit, ndërsa eliminimi 0:3, nga Crystal Palace në Kupën e Ligës ka rritur ndjeshëm presionin ndaj holandezit.

Liverpool ka pësuar katër humbje radhazi në Premier League, dhe tani tri ndeshjet e ardhshme – kundër Aston Villas, Manchester Cityt dhe Real Madridit – mund të jenë vendimtare për të ardhmen e tij në “Anfield”.

Nëse nuk vjen një përmbysje e menjëhershme, Slot rrezikon shkarkimin nga drejtimi i klubit anglez.

lajme të ngjashme