Armend Mehaj viziton familjen e dëshmorit Ibrahim Mazreku NULL NULL 19.03.2022 21:29 19.03.2022 21:29 Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar familjen e dëshmorit Ibrahim Mazreku. Në këtë vizitë, Mehaj tha se trimëria e bujaria e tij ishin virtyte të larta, teksa shtoi se si njohës i mirë i armëve, Mazreku ishte angazhuar rreth furnizimit me armatim për UÇK-në I pari i Mbrojtjes tha se kudo që kishte betejë, Mazreku ishte në vijë të frontit, teksa shtoi se ai ishte edhe komandant i njësisë “Arbëri”, që në atë kohë kishte për detyrë intervenimet e shpejta, kudo që paraqitej nevoja. “Ibrahimi ishte komandant i njësisë “Arbëri” e cila kishte për detyrë intervenime të shpejta, kudo që paraqitej nevoja, brenda territorit të brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”, në territorin e së cilës ndodheshin instancat më të larta ushtarake si: Shtabi i Përgjithshëm, Radio-Kosova e Lirë, Kosovapress, Spitali i Ushtarak, si dhe mbi 100 mijë civilë të ardhur nga vise të ndryshme të Kosovës”, shkroi Mehaj në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv. Tutje, Mehaj tha se Mazreku detyrat e tij i realizoi me sukses, duke mos lejuar kurrë forcat paralamilitare serbe të hyjnë në Malet e Berishës Ibrahim Mazreku ra heroikisht më 2 qershor 1999, në lagjen Tanashec të Lladrocit *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 46 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë