Armatura ia shpoi kokën të birit, nëna mallkon veten e nxiti të punojë në ndërtimtari (VIDEO) NULL NULL nga Florentina Hoti 14.01.2025 21:12 nga Florentina Hoti 14.01.2025 21:12 Ai i mbijetoi një aksidenti të tmerrshëm, kur në moshën 25 vjeçare koka e tij u shpua nga një armaturë 4 metra, që ra nga një ndërtesë pranë vendit të tij të punës. Tash 27 vjeçar, Bledar Shijaku ka humbur aftësinë për të punuar e madje edhe aftësinë për të jetuar një jetë normale, raporton Kiks Kosova. Ani pse për një periudhë dy vjeçare ai iu nënshtrua 6 operacioneve të rënda, përmirësim nuk pati. 25 vjeçari kishte përfunduar Fakultetin e Edukimit, por nuk po arrinte që të gjente një punë që të punonte në profesionin e tij. Dhe fakti që Bledari kishte mbyllur ciklin e shkollimit universitar dhe nuk po gjente punë në profesionin e vet dhe kushtet jo të mira ekonomike, e kishin nxitur të ëmën Zarifen që t’i bënte presion të birit që të fillonte punën në ndërtimtari. Tash e dy vjet, Zarifja po fajëson e mallkon veten për aksidentin, pasi ajo ndjehet fajtore që i kishte thënë të punonte aty derisa ta gjente një punë në profesionin e tij. Bledar Shijaku mbeti në gjendje të rënduar shëndetësore, megjithatë asnjëherë të vetme pronarët e kompanisë nga i piku armatura në kokë, nuk u interesua për gjendjen e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet burri në Fushë Kosovë, tentoi të kryej marrëdhënie seksuale me një grua 9 sekonda më parë
Kosova Haradinaj për aferën “WhatsApp”: S’ka kush që i shpëton, të gjithë janë për burg – në krye është Kurti 9 orë më parë
Kosova Abdixhiku: Qysh more Nagipi e ka ndalë hajninë? I ka dhanë 36 milionë euro në WhatsApp (VIDEO) 11 orë më parë