Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Armatosja e paligjshme, rrezik që kërcënon rendin dhe qetësinë publike (VIDEO)

NULL NULL
03.02.2026 10:06

Dhjetëra armë të sekuestruara, gjuajtje me armë dhe numër i lartë i armëmbajtjeve pa leje po raportohet gati çdo ditë në Kosovë.

Ish-zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Refki Morina, në emisionin “Ora Shtatë” tha se rritja e armëve ilegale rrit pasigurinë e qytetarëve, transmeton Klankosova.tv.

“Rritja e armëve ilegale në Kosovë, dhe kontrabanda të tilla në mënyrë ilegale, rrit në një mënyrë pasigurinë e qytetarëve, cenon sigurinë, por edhe rendin dhe qetësinë publike. Prandaj mendoj që policia duhet të marrë hapa konkret parandalues që këto armë të minimizohen”, tha Morina në Klan Kosova.

Sipas Morinës, në vitin 2025 është rritur për mbi 20% numri i konfiskimeve të armëve ilegale.

Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë, Arben Dashevci tha se ky fenomen përbën rrezik të lartë për sigurinë në vend.

lajme të ngjashme