Arlind Manxhuka: Logjika e LDK-së në tre hapa NULL NULL 17.01.2020 12:29 17.01.2020 12:29 Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ia ka kushtuar një status Lidhjes Demokratike të Kosovës më të cilën synohet të arrihet koalicioni për bashkëqeverisje. Sipas tij, kjo është logjika e LDK-së në tre hapa: VV ka dalë e para në zgjedhje (nuk i ka fituar ato, vetëm ka dalë e para) dhe rrjedhimisht e ka gjithë përgjegjësinë për ta arritur marrëveshjen. VV duhet të dalë me një propozim për arritjen e marrëveshjes, të cilin ne pastaj e dërgojmë në Këshillin e përgjithshëm për aprovim/refuzim Ky është propozimi ynë dhe nëse doni marrëveshje, përmbushni kërkesat tona. Propozimin tuaj nuk e trajtojmë fare. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.