Të tjera ndryshime në Prokurori, ja lëvizjet e Arta Markut NULL NULL 06.06.2018 20:20 06.06.2018 20:20 Kryeprokurorja e Përkohshme vijon me ndryshimet në organin e akuzës. Mësohet se Arta Marku ka urdhëruar largimin e Anton Martinit nga drejtimi i Prokurorisë Shkodër. Arta Marku ka emëruar në vend të Martinit prokurorin Ylli Pjetërnikaj, i cili ushtronte detyrën në Tiranë, ndërsa më herët ka qenë edhe ndihmës ligjor në Prokurorinë e Përgjithshme. Nesër pritet prezantimi i Pjetërnikaj në Shkodër. Ndërsa Anton Martini, pas 6 muaj nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës kalon me detyrë tek Krimet e Rënda. Martini, edhe më herët prokuror prej disa vitesh tek Krimet e Rënda, mësohet se do i besohet një strukturë dhe dosje të rëndësishme hetimore./syri.net *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda: Nëse VV-ja do të kishte program për qeveri, do ta largonte propozimin për Haxhiun 09/07/2025
Kosova Gruda thotë se Sveçla duhej të kishte më shumë ndjeshmëri lidhur me rastin e Agon Zejnullahut (VIDEO) 09/07/2025