Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arkeologu kosovar: Kalaja e Lipës e ka mbrojtur Rrafshin e Dukagjinit nga plaçkitjet (VIDEO)

NULL NULL
04.05.2020 09:09

Arkeologu Haxhi Mehmetaj, ka folur për rëndësinë e Kalasë së Lipës.

Ai në rubrikën Sytë 7 në emisionin e mëngjesit tha se kjo kala ka rëndësi të madhe për Rrafshin e Dukagjinit.

“Kalaja e Lipës është një nga kalatë më të mëdha dhe më të rëndësishmë të Rrafshit të Dukagjinit. Ka një pozitë të jashtëzakonshme strategjike që shikon Rrafshin e Dukagjinit. Është Kështjellë Ilire, e antikitetit të vonë”.

Mehmetaj theksoi se në këtë pjesë të Kosovës kalatë kanë karakter mbrojtës.

“Në këtë kohë Rrafshit të Dukagjinit kanë qenë të ngritur një varg kështjellash që i kanë mbrojtur Rrafshin e Dukagjinit nga inkurcionet e popujve të ndryshëm, por edhe për sulmet e fiseve të ndryshme të fiseve që e kanë sulmuar Dardaninë”.

“Veçanërisht në shek IV dhe VI, për tu mbrojtur nga inkurcionet e popujve barbarë nga plaçikjet dhe në shek e VI-të nga popujt sllav që i kanë shpeshtuar sulmet”.

Ditë më parë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka ndaluar gërmimet e gurëthyesve në zonën ku gjendet “Kalaja e Lipës”, për të parandaluar shkatërrimin e kësaj kalaje.

lajme të ngjashme