Ariu iu futet në shtëpi, bastis frigoriferin për akullore dhe biskota (VIDEO) NULL NULL 23.08.2019 13:15 23.08.2019 13:15 Dy adoleshentë në Kalifornia gjatë natës së mbrëmshme po shikonin televizion kur një mysafir i paftuar iu fut në shtëpi dhe shkoi drejt frigoriferit. Bëhet fjalë për një ari të uritur, i cili hapi frigoriferin për të ngrënë ushqime, njofton Klan Kosova. Prania e ‘mysafirit të paftuar’ shkaktoi panik tek dy të rinjtë. https://www.youtube.com/watch?time_continue=19&v=pULAEv60xD0 Ariu hyri në banesën në Truckee, Kaliforni përmes derës së garazhit. Dhe një kamera kapi momentin kur ariu shëtiste në kuzhinë dhe dhomën e ndenjes. Kafsha mori në frigorifer, akullore e biskota dhe i hëngri në divanin në dhomën e ndenjes.