Arifi për rastin RTK-AKI: Duhet hetim, u cenua integriteti i AKI-së NULL NULL 26.11.2024 21:54 26.11.2024 21:54 Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, në një audio-incizim të publikuar nga “Paparaci”, e kishte implikuar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) për rastin e publikimit të lajmit nga mediumi i dyshimtë boshnjak “Slobodna Bosna”, lajm i cili implikonte dy media kosovare se janë nën ndikimin e pushtetit në Serbi. Për këtë çështje, në emisionin “Rubikon” u diskutua me panelistët. Opinionisti Avni Arifi tha se duhet të ketë hetim për këtë rasti pasi u cenua integriteti i AKI-së. “Në këtë incizim shihet qartë që drejtori (i RTK-së) e ka implikuar direkt AKI-në. Deklarata e tij është katastrofale. Për këtë gabim ka dhënë drejtori i RTK-së e dy anëtarë bordi, e ky po mendon ta përfundojë këtë me kërkimfalje”, u shpreh Arifi, duke iu referuar postimit të tij të fundit në Facebook. Në reagimin e tij, Gërvalla përmend “sulmet hibride” që thotë se po i bën Serbia ndaj Kosovës. Por, Arifi thotë se më shumë luftë hibride po bën drejtori i RTK-së kundër AKI-së. “Është duke e cenuar dhe dëmtuar AKI-në, dhe nuk guxon të bie në këtë nivel”, tha Arifi. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 50 minuta më parë