Arifi: Kushdo që e kupton pak politikën nuk ia jep kryeministrin më Vetëvendosjes NULL NULL 23.06.2025 11:23 23.06.2025 11:23 Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi në “Specialen” në Klan Kosova tha se një njeri që kupton sadopak nga politike, kryeministrin më nuk ia jep Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo pasi sipas tij, rezultatet e VV-së nuk janë të kënaqshme, transmeton Klankosova.tv. “Unë nuk besoj që një parti e madhe e madhe do të pranonte të ishte me Vetëvendosjen në koalicion, me siguri do të pranonin por me një kusht, që kryeministrin mos ta ketë Vetëvendosja. Deri tani u pa rezultati. Në shëndetësi kemi dështuar, në arsim nuk jemi më të mirët në rajon dhe në aspektin e energjetikës kemi dështuar. Kjo tregon paaftësi menaxheriale. Kushdo që e kupton pak politikën nuk ia jep kryeministrin më Vetëvendosjes”, u shpreh Arifi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 14 minuta më parë