Arifi: Kurti duket sikur është nën substanca narkotike, një njeri normal nuk shprehet ashtu (VIDEO) NULL NULL 21.01.2025 22:56 21.01.2025 22:56 Mënyra se si po shprehet kryeministri Albin Kurti në këtë fushatë zgjedhore, për shumëkënd po tingëllon e çuditshme. Madje, opinionisti Avni Arifi, këtë mënyrë të të shprehurit të Kurtit po e krahason me një person nën substanca narkotike. “Gjuha e tij është e pandershme dhe shumë e rrezikshme. Kur je kryeministër dhe i hidhëruar, ke të drejtë të jesh pak i hidhëruar, por nuk ke të drejtë të shprehesh në këtë mënyrë”. “Prej ditës së parë, e kam pyetur veten se cilat mund të jenë arsyet, dhe kam ardhur në konstatimin se janë tri të mundshme: është i frikësuar, ka stres të madh dhe ka pasur probleme serioze me mbushjen e sallave. Nëse e bën një analizë, duket sikur një person që është nën substanca narkotike, apo ta jep atë përshtypje. Unë nuk e di dhe nuk po them që është, por po ta jep përshtypjen e tillë, sepse një kryeministër, një njeri normal nuk shprehet, nuk çirret në atë mënyrë”, tha mes tjerash Arifi. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 23/06/2025
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 23/06/2025