Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arianit Jakupi shkarkohet nga pozita e kryetarit të Odës së Farmacistëve

NULL NULL
25.01.2023 15:32

Arianit Jakupi nuk është më kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Ai është shkarkuar në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kuvendi, me 29 vota pro, njofton KlanKosova.tv.

25 delegatë kanë qenë kundër shkarkimit të tij dhe dy të tjerë kanë abstenuar.

Arsyeja e shkarkimit është se gjatë procedurave të zgjedhjeve që i ka pasur kjo odë në muajin qershor të vitit të kaluar, thuhet se ai ka shkelur një rregullore.

Oda e Farmacistëve tash për tash mbetet pa kryetar.

lajme të ngjashme