Ariana Grande transformon tatuazhin që e kishte për ish të dashurin NULL NULL 18.03.2019 20:00 18.03.2019 20:00 Ariana Grande ka festuar nisjen e turneut të saj botëror “Sweetener” që do të fillojë mbrëmjen e sotme në Albany, me modifikimin e njërit nga tatuazhet e saj të vjetra. Në tatuazhin original shkruhej fjala “Always” [Gjithmonë], një tatuazh që Grande e kishte bërë në muajin qershor, pak para ndarjes me Pete Davdison. Madje, kur këngëtarja shfaqi tatuazhin e saj, shumë prej fansave spekuluan se ky tatuazh ishte shkruar nga vet Davidson. Grande ka zbuluar se si e ka transformuar tatuazhin e saj që e kishte bërë për ish-të dashurin përmes një postimi në Instagram – fjala “always” nuk është fshirë krejtësisht por rreth kësaj fjale tashmë është krijuar një tatuazh i ri, një gjethe e madhe. Ajo madje në këtë postim ka thënë se nuk e ka mbuluar tatuazhin e vjetër. “Nuk është një mbulim, është thjesht një evoulim. Gjithashtu, turneu nis nesër. Ju dua dhe jam shumë mirënjohëse – shihemi së shpejti”, ka shkruar ajo në postimin ku ka bërë ‘tagg’ edhe artisten e tatuazheve Mira Mariah – që i ka bërë edhe disa tatuazhe të tjera në të kaluarën për Granden. View this post on Instagram post run thrus, 3 am with @girlknewyork 🙂 not a cover up just evolvin 🌫 also, our show opens tomorrow. i love u and i’m so grateful. see u soon. A post shared by Ariana Grande (@arianagrande) on Mar 17, 2019 at 8:32am PDT Sipas Page Six, Grande ka bërë gjashtë tatuazhe që ndërlidhen me ish të dashurin e saj gjatë lidhjes së tyre të dashurisë që nuk ka zgjatur shumë. Qysh prej ndarjes së tyre në muajin tetor, fansat kanë vënë re që këngëtarja e shumë hiteve ka mbuluar shumë prej këtyre tatuazheve përfshirë edhe atë ku shkruan “Reborn” [Rilindje] – tatuazh që e kishte realizuar bashkë me Pete Davidson – që e ka zëvendësuar me gjethe fieri. Pete Davidson gjithashtu ka modifikuar koleksionin e tatuazheve që ka realizuar bashkë me Ariana Granden ose për hir të saj.