Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ariana Grande ka një befasi gjatë këtij muaji

NULL NULL
10.04.2018 22:00

Kënga e re e Ariana Grande do të publikohet gjatë këtij muaji, transmeton Klan Kosova.

Këngëtarja 24-vjeçare lanson këngën e parë nga albumi i saj i ri më 27 prill, raporton Variety.

Ajo ka bashkëpunuar me Max Martin, Savan Kotecha dhe Pharrell Williams në këtë projekt.

Thuhet se është shumë personale dhe e frymëzuar nga përvojat e saj gjatë dy viteve të fundit, përfshirë sulmin tragjik gjatë koncertit të saj në Manchester, Angli, më 22 maj.

Ariana ka mbajtur një profil relativisht të ulët që nga përfundimi i turneut të saj të Dangerous Woman në shtator, pas koncertit të saj “One Love Manchester”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.