Ariana Grande e përlotur anulon performancën në Portugali NULL NULL 29.05.2016 14:33 29.05.2016 14:33 Këngëtarja e re, Ariana Grande ka anuluar performancën e saj në Rock in Rio në Lisbon të Portugalisë gjatë ditës së sotme. 22 vjeçarja, ylli i “Dangerous Woman” ka treguar në Twitter një natë para koncertit se arsyeja se pse ajo po e anulon koncertin është për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. “Unë jam shumë e dëshpëruar të ju tregojë fansave të mi në Portugali se më duhet të anulojë performancën time në Rock in Rio. Jam shumë e mërzitur dhe kam qarë përreth një orë. Kam një infeksion në fyt dhe sinus derisa mjekët më kanë sygjeruar që të mos këndojë dhe të marrë një pushim” ka shkruar ajo, transmeton Klan Kosova. Ajo më tutje ka premtuar se do të ua shpërblejë këtë fansave të saj dhe sapo të kthehet do të ju ofrojë një performancë për tu mbajtur në mend. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.