Ariana Grande do të kthehet në Mançester dy vjet pas sulmit vdekjeprurës NULL NULL 25.02.2019 21:00 25.02.2019 21:00 Ariana Grande do të kthehet në Mançester dy vjet pas sulmit vetëvrasës ku mbetën të vrarë 22 persona, gjatë performancës në njërin prej koncerteve të saj, transmeton Klan Kosova. Këngëtarja 25-vjeçare, do të marrë pjesë në ‘Manchester Pride Live’ që mbahet më 25 gusht. Organizatorët e ngjarjes thanë në një deklaratë nëpërmjet THR: “Ne jemi me të vërtetë të nderuar që do ta mirëpresim Ariana Granden përsëri në qytetin tonë për të na ndihmuar të festojmë me komunitetin LGBT+”.