Arian Tahiri, kandidat për kryetar të Mitrovicës së Jugut? (VIDEO) NULL NULL 20.06.2025 23:46 20.06.2025 23:46 Arian Tahiri (PDK) Arian Tahiri, aktualisht nënkryetar i Mitrovicës së Jugut thotë se do të kandidojë për kryetar të kësaj komune. “Unë, potencialisht do të jem kandidat, më 30 qershor Partia Demokratike e Kosovës, dega Mitrovicë e ka mbledhjen finale në të cilën nominohen të gjithë ata që kanë vullnet e dëshirë që të jenë kandidat nga radhët e PDK-së për kryetar të komunës së Mitrovicës. Është një vullnet e konsensus, por edhe një mbështetje edhe e kryesisë së degës, përtej kryesisë edhe e strukturave të PDK-së në qytetin e Mitrovicës. Jam mirënjohës nga pozitivitetit të qytetarëve”, tha Tahiri në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova. Tutje, Tahiri thotë se ai do të propozohet për këtë pozitë, megjithëse sipas tij, i takon të parit të degës që të zgjedh kandidatin që do garojë për kryetar të Mitrovicës. /klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 20/06/2025