Ari dhe Arzana, sfidohen me lojërat e “Orës së Pasdites” (VIDEO) NULL NULL 22.12.2023 19:49 22.12.2023 19:49 Kuizi tashmë i dashur për të vegjlit çdo të premte është prezent në ekranin e Klan Kosovës. Në “Super Mendjet”, çdo herë janë dy fëmijë, të cilët mes vete garojnë duke u përballur me sfida të ndryshme, natyrisht përshtatur moshës së tyre. Pjesëmarrja në një garë kaq të lezetshme televizive, nuk i lë pa dhurata. Dhe jo vetëm një, por gjatë secilës lojë së përfunduar, ata marrin shpërblime. Në të premten e kësaj jave, ishin Ari dhe Arzana, ku përgjatë gjashtë lojërave shpesh edhe barazoheshin. Qëllimi i një hapësire mediale për mosha të tilla, nuk ka për synim nxjerrjen e fituesit me patjetër, megjithatë lojërat janë tejet atraktive dhe në të njëjtën kohë nxisin ndjenjën e garimit. Përmes linkut të mëposhtëm, të gjithë ju mund t’i shikoni garuesit gjersa mundohen të dëshmojnë veten.