Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arena ndërkombëtare – ndeshje e vështirë për basketbollin kosovar

NULL NULL
16.05.2015 22:52
Disa nga akterët kryesorë të basketbollit kosovar - Erolld Belegu, Drilon Hajrizi dhe Leart Hoxha - mendojnë se formalizmi i pranimit të Federatës të Basketbollit të Kosovës në FIBA është fillimi i një rruge të vështirë.

Më 13 mars, Federata e Basketbollit të Kosovës u pranua në FIBA.

Ky vendim u pa si i vonuar nga udhëheqësit e federatës sonë, pasi aplikimi ka qenë i kryehershëm.

Por, sfidat në arenën ndërkombëtare do të jenë të mëdha sipas, Drilon Hajrizit, njërit nga basketbollistët tanë më të mirë, aktualisht lojtar i Pejës.

Ai e sheh si të vështirë lënien e shenjave në këtë skenë dhe kjo për një numër faktorësh.

“Unë nuk jam i kënaqur me fondin e lojtarëve, trajnerëve, gjyqtarëve”.

“Duhet të punohet shumë, sepse kohëve të fundit po u jepet pak hapësirë për dëshmim lojtarëve të rinj”.

“Sa i përket seniorëve, mund ta bëjmë një formacion por është një fond i varfër, ndërsa tek të rinjtë duhet punuar”.

“Duhet që trajnerët të dalin jashtë të marrin përvoja, të shkollohen dhe të vijnë këtu t’i sjellin përvojat”.

Sipas “Drilës”, rruga që duhet ndjekur për fuqizim është kultivimi i talentëve.

“Unë më të arsyeshëm e shoh investimin në gjeneratat e reja, por pse të mos i japim pasaportë edhe ndonjë lojtari të huaj kualitatitv, jo kësi çfarë i kemi në Kosovë”.

Basketbolli kosovar ka fituar një përvojë të konsiderueshme rajonale. Në fundprill Prishtina u shpall kampione në Ligën Ballkanike.

Vitin e kaluar, edhe Peja ishte në fazën finale të garave.

Formalizimi i vendimit të FIBA-s për pranimin e Kosovës në këtë federatë është tjetër gur në themelin e ndërkombëtarizimit të basketbollit kosovar.

Për çudinë e të gjithëve, Federate Serbe e Basketbollit, nuk kundërshtoi.

Kjo nuk është diçka e papritur për kryetarin e FBK-së, Erolld Belegun.

“Ky ka qenë amandamentim i rregullativit të FIBA-s. Nga 51 shtete anëtare janë bërë 52, si dhe ka pasur ndryshime tjera, prandaj janë votuar në pako”.

“Serbia nuk ka pasur rrugëzgjidhje”, transmeton Klan Kosova.

Ky formalizim nënkupton që basketbolli kosovar do të jetë pjesë e atij evropian në të gjitha nivelet.

Gatishmëria e pjesëmarrjes në këto gara nuk është çështje problematike për sekretarin e FBK-së, Leart Hoxhën.

Hoxha e sheh përgjithësisht të gatshëm basketbollin kosovar, si në aspekt të cilësisë basketbollistike ashtu edhe në nivel të infrastrukturës.

Sipas tij, “Thembra e Akilit” janë pjesa teknike, trajnerët dhe gjyqtarët.

“Pjesa e gjyqtarëve dhe trajnerëve është pika jonë më e dobët nëse krahasohet me ekipet dhe reprezentacionet”.

“Mirëpo, jemi duke punuar në atë drejtim dhe mendoj se qëndrojmë më mirë se disa shtete anëtare të FIBA-s”.

“Anëtarësimi në FIBA do të na ndihmojë, sepse do të kemi qasje në seminare, trajnime dhe fonde”, ka thënë Hoxha për Klan Kosovën.

klankosova.tv

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.