Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ardian Kastrati: Me reciprocitet Kurti e zyrtarizoi armiqësinë me SHBA-të

NULL NULL
01.04.2020 19:02

Profesori universitar Ardian Kastrati, vlerësoi se me vendosjen e masave të reciprocitetit me Serbinë, kryeministri në detyrë ka acaruar marrëdhëniet me SHBA-të.

“Sot me reciprocitetit në fakt është zyrtarizuar jo vetëm acarimi si pasojë e sjelljeve autokratike të Kurtit por edhe e vuajtjes së tij që e ka nga mania e performancës vetjake me i bo senet vetëm vet. Kjo mani është e rrezikshme kur vjen në pushtet dhe nuk është vendim i qeverise në detyrë është vendim eksplicit i Kurtit”.

“Në luftën e vet me Hashim Thaçin kush po bëhet gjeneral i dialogut, kur e ka parë që është i përjashtuar në fakt e filloi këtë acarimin e tij të madh dhe nuk ka mandat ky njeri që 30 vjet çka kemi investuar ne në relacione me SHBA-të t’i hudhë poshtë”.

“Sot me reciprocitetin ky vetëm e zyrtarizoi këtë armiqësi me SHBA-të”.

Në një intervistë në Info Magazine, Karstrati pohoi se në situatën që gjendet Kosova sot në përballje me pandeminë Covid-19, duhet të ketë një dedikim më të madh për luftimin e këtij virusi.

Sipas tij, pikërisht në këtë situatë Albin Kurti është mbyllur në një luftë politike.

“Albini po dëshiron të kthehet në shtratin e vet të opozitës. Kjo është pse e ka bërë reciprocitetin. Në njërën anë acarimi me SHBA-të për besimet e tij ideologjike, në anën tjetër vetëm në shtratin e opozitës mundet ta dëgjojë me rezonancë të qartë, rezultatin e asaj retorikës së vet që e ka bërë me vite, ku ka prodhuar hipnoza që mund të them figurativisht është rezultat i një retorike me efekte droge. Aty pastaj për me e ngritë përqindjen e popullit edhe këtyre që e përkrahin, në mënyrë që në fund të vijë dhe t’i fitojë zgjedhjet veç vet”.

Sa i përket shkuarjes në zgjedhje Kastrati konsideron se nuk është koha e duhur marrë parasysh pandeminë koronavirus dhe pikërisht për shkak të kësaj situate Kosova ka nevojë për qeveri funksionale.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.