Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ardian Gjini: Vendimi i sotëm i Qeverisë është grusht i rëndë

NULL NULL
13.04.2020 23:10

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se vendimi i sotëm i Qeverisë është grusht i rëndë kundër shtetit tonë.
Sipas tij, ky vendim përbën tentim shkatërrim të rendit kushtetues, vetëm me qëllim të mbajtjes së pushtetit me dhunë, njofton Klan Kosova.

“Në të njëjtën kohë, kufizimi i këtillë i lëvizjes do të krijojë tollovi deri të mërkurën dhe pa asnjë dilemë do ta shumëfishojë numrin e të infektuarve”.

“Në emër të mbrojtjes nga Covid-19, qeveria e shkarkuar po uzurpon pushtet dhe po e shumëfishon rrezikun nga infektimi”.

“Po ashtu, sonte kryetarët e komunave kanë komunikuar mes vete dhe shumica e kanë konfirmuar se nuk janë pyetur fare për këto masa”.

“Kjo do të thotë se përveç tjerash qeveria edhe po gënjen. Kuvendi duhet t’i marrë punët në duar urgjentisht sepse këta nuk janë fare në mend”.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Vitia: Qytetarët do të lëvizin nga 7:00 – 22:30 ku janë të ndarë në 7 kategori

klankosova.tv

lajme të ngjashme