Ardi dhe Longari e kujtojnë Leze Qenën: Ishte pozitive dhe e hatashme (VIDEO) NULL NULL 01.03.2025 10:36 01.03.2025 10:36 Në emisionin Weekend këtë herë në studio të ftuar ishin aktorët Armond Morina dhe Ilir Prapashtica, të cilët ishin pjesë e serialit të njohur në Kosovë “Familja Moderne”. Armond Morina luante në rolin e Ardit, dhe Iliri në rolin e Longarit. Dyshja në fjalë treguan se edhe pse seriali ka përfunduar ata takohen sërish një herë në vit. Armondi tregoi se në këto takime që bëjnë takohen edhe me ish-kolegë të tjerë që janë jashtë shtetit. “Mblidhemi e kemi grupin aktiv ende, dikush shkruan se hajde do të bëjmë një ndejë dhe mblidhemi. Tamam është bërë si një familje e dytë”, ka thënë Morina. Ndër tjera, Iliri dhe Armondi e kujtuan edhe aktoren e ndjerë, Leze Qena, e cila thanë se ishte shumë pozitive. “Gjithçka mbajmë mend nga ajo, ka qenë një gastronome e hatashme. Gjynaf që nuk kemi mbajt shënime, receta se çfarë dinte ajo të gatuante”. “Ajo tregonte për vëllain që thoshte bëni vetëm dashuri dhe seks, vetëm ato u mbesin, tjerat harrohen”, ka thënë Ilir Prapashtica.