Arda: Nuk huazohem tek Galata NULL NULL 08.08.2015 11:02 08.08.2015 11:02 Mesfushori i Barcelonës nuk mund të paraqitet tek klubi i ri deri në janar, por ka mohuar thashethemet për një huazim tek ish-klubi. Arda Turan thotë se huazimi tek Galatasaray s’ka qenë kurrë një mundësi reale. Turan iu bashkua Barcelonës për 34 milionë euro, megjithëse nuk mund të paraqitet në ndeshje zyrtare deri në janar të vitit tjetër, shkaku i ndalesës që ka Barça. Megjithatë, ai ka mohuar zërat që thonë se ai mund të huazohet tek Galatasaray. “Galatasaray s’ka bërë përpjekje as po bënë, për të më huazuar”. “Kjo pasi për ta bërë këtë gjë, ata do të duhej të harxhonin të gjitha paratë që i kanë të dedikuara për skuadrën e të rinjve”. “Për më shumë, Enrique më do në Barcelonë, afër skuadrës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025