Arbnor Muja pajiset me pasaportë shqiptare NULL NULL 16.08.2023 21:28 16.08.2023 21:28 Futbollisti nga Kosova Arbnor Muja, është pajisur me pasaportë shqiptare. Tani ai pritet që të luajë për kombëtaren e Shqipërisë. Sipas asaj që raporton Supersport, 24-vjeçari pritet të grumbullohet për ndeshjet e shtatorit nga selektori brazilian Sylvinho, ndaj Çekisë dhe Polonisë. Muja u transferua tek ekipi belg, Royal Antwerp gjatë vitit 2022, ku brenda një sezoni arriti t’i fitojë tre trofe. Ai dha goxha kontribut në këtë sukses.