Arbitri që fishkëlleu për përfundim të ndeshjes në minutën e 85-të në AFCON, u zgjodh për Kupën e Botës NULL NULL 20.05.2022 01:20 20.05.2022 01:20 Arbitri që fishkëlleu për kohë të plotë në minutën e 85 në Kupën e Kombeve të Afrikës, është përzgjedhur për Kupën e Botës të këtij viti. Zyrtari i Zambisë, Janny Sikazwe, u tall në internet pasi dy herë fishkëlleu bilbilin e fundit në fillim të ndeshjes së fazës së grupeve midis Tunizisë dhe Malit në janar. Pasi fryu fillimisht bilbilin e tij pesë minuta më herët, ndeshja u rifillua përpara se Sikazwe ta përfundonte sërish ndeshjen, këtë herë disa sekonda para 90 minutave. Pavarësisht këtij gabimi, ai tani është përfshirë në mesin e zyrtarëve të zgjedhur nga FIFA për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar këtë vit. Gjithsej 36 gjyqtarë, 69 ndihmës gjyqtarë dhe 24 zyrtarë të video-ndeshjes janë emëruar për turneun, duke përfshirë edhe zyrtare femra për herë të parë. Stephanie Frappart, e cila mori drejtimin e finales së Kupës së Francës në fillim të këtij muaji, Salima Mukansanga e Ruandës dhe Yoshimi Yamashita e Japonisë janë gjyqtaret e para femra që janë përzgjedhur për të gjykuar në një Kupë Botërore, së bashku me tre ndihmës gjyqtare femra. Frappart ishte gjithashtu zyrtarja e vetme femër e zgjedhur si arbitre në Euron e verës së kaluar, por punoi vetëm si gjyqtare e katërt gjatë turneut. Ish arbitri dhe kryetari aktual i Komitetit të Gjyqtarëve të FIFA-s, Pierluigi Collina, shpjegoi përmes The New York Times: “Kjo përfundon një proces të gjatë që filloi disa vite më parë me vendosjen e gjyqtareve femra në turnetë e FIFA-s për meshkuj të rinj dhe të moshuar. Në këtë mënyrë theksojmë qartë se për ne ka rëndësi cilësia dhe jo gjinia”. Premier League do të përfaqësohet në Katar nga Michael Oliver dhe Anthony Taylor si dhe katër gjyqtarë ndihmës anglezë. Pas fishkëllimës së tij në AFCON, Sikazwe pretendoi se kishte pasur halucinacione për shkak të temperaturave dhe se kishte frikë se do të vdiste si pasojë e nxehtësisë së lartë në Kamerun. Duke folur për mediat zambiane, ai zbuloi: “Kam parë njerëz që shkonin për detyra jashtë vendit dhe ktheheshin në një arkivol. Isha shumë afër të kthehesha kështu. Isha me fat që nuk kam rënë në koma, do të kishte qene një histori shumë ndryshe. “Mjekët më thanë se trupi im nuk po ftohej. Do të kishte kaluar vetëm pak kohë para se [të kisha shkuar] në koma dhe ky do të ishte fundi. Mendoj se Zoti më tha që ta mbyllja ndeshjen. Ai më shpëtoi”. Ai u dërgua në spital pasi ndeshja përfundoi për herë të dytë për t’u trajtuar për sulm nga dielli, pasi kishte gjetur kohë për të përjashtuar El Bilal Toure të Malit mes dy fishkëllimave të tij të parakohshme të fundit.