Arbëria – Prishtina, ndeshja nis me 13 minuta vonesë NULL NULL 22.09.2020 16:15 22.09.2020 16:15 Ndeshja e Superligës së Kosovës në futboll, Arbëria – Prishtina, ka nisur me 13 minuta vonesë. E gjitha kjo pasi gjyqtari kryesor, Dardan Çaka, dha urdhër për largimin e disa dhjetëra tifozëve në tribuna që ishin të vendosur, njofton Klan Kosova. Në futbollin kosovar, gjitha ndeshjet zhvillohen pa prani të shikuesve, si shkak i pandemisë COVID-19. Aktualisht, pos kësaj ndeshje, në Superligën e Kosovës në futboll po luhet edhe ndeshja, Drenica – Besa. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.