Arbëreshët e Kalabrisë shkojnë për vizitë në Komunën e Suharekës NULL NULL 14.06.2025 14:49 14.06.2025 14:49 Foto nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar sot se ka pritur një delegacion të rëndësishëm nga bashkitë arbëreshe të Kalabrisë së Italisë. Përmes një postimi në Facebook, Muharremaj thotë se kjo vizitë nderoi Komunën e Suharekës, duke shtuar se ky takim do t’i rrugë edhe shkëmbimit të përvojave mes vendeve, transmeton Klankosova.tv. “Kryetarët e bashkive arbëreshe në Kalabri vizituan Komunën e Suharekës. Delgacioni i përbërë nga Ernesto Madeo, komisioner i Fondacionit Arbëresh dhe kryetar i Bashkisë San Demetrio Corone, Damiano Baffa, kryetar i Bashkisë San Cosmo Albanese, Angelo Catapano, kryetar i Bashkisë Frascineto, Serena Notaro, kryetare e Këshillit të Bashkisë Caraffa di Catanzaro, Giuseppe Rizzo, kryetar i Bashkisë Cerzeto, Valerio Caparelli, gazetar dhe përgjegjës i komunikimit të Fondacionit Arbëresh”. “Natyrisht në të ardhmen do të shohim mundësinë e bashkëpunimit, duke e theksuar edhe si domosdoshmëri e kohës. Kjo vizitë e nderon komunën tonë, dhe kjo do t’i hap rrugë edhe shkëmbimit të përvojave mes vendeve tona”, ka shkruar Muharremaj në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan 14/06/2025
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 14/06/2025