Arbër Sinani i bashkohet Ponte Prizrenit NULL NULL 07.08.2023 23:09 07.08.2023 23:09 Ponte Prizreni ka njoftuar se ka nënshkruar me Arbër Sinanin. Këtë klubi prizrenas e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook, transmeton Klankosova.tv. Sinani me Ponte Prizreni ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi. “I dëshirojmë mirë ardhje lojtarit Sinani i cili vitin e kaluar me sukses mbrojti ngjyrat e skuadrës së Vëllaznimit , në të kaluarën ishte pjesë e Sigal Prishtinës e Prishtina e re”, thuhet në njoftim. Klubi prizrenas ka thënë se së shpejti do të prezantohet një lojtar i huaj.