Arbër Kullashi i argjendtë në Itali NULL NULL 26.01.2020 17:33 26.01.2020 17:33 Xhudisti kosovar, Arbër Kullashi, ka siguruar medalje të argjendtë në garën ndërkombëtare të xhudos Alpe Adria në Lignano të Italisë. Kështu ka njoftuar trajneri Driton Kuka përmes një shkrimi në Facebook, transmeton Klan Kosova. Arbër Kullashi i argjendtë, kategoria 81 kilogramë. “Sot në Lignano garuan Juniorët U21 dhe Abi u stolis me medalje pas një ditë me shtatë luftëra gjithsej, nismë e mbarë e tij për këtë vit”. Kujtojmë se edhe të shtunën (25.01.2020) dy xhudistët kosovarë, Dardan Cena dhe Anes Veseli, kanë siguruar medalje në garën ndërkombëtare të xhudos Alpe Adria në Lignano të Italisë. Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje. Dy xhudistë kosovarë fitojnë medalje në Itali klankosova.tv