Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arben Zharku: Shok, arritje e madhe për Kosovën

NULL NULL
29.02.2016 08:47

Në një lidhje direkte nga Los Angeles ku po qëndron ende ekipi i filmit “Shok” në “Ora 7” në Klan Kosova ka folur drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku.

Përkundër që mbrëmë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Ocars, filmi “Shok” nuk morri asnjë çmim, Zharku e sheh të rëndësishëm faktin që Kosova do të përmendet në të gjitha mediumet ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.

“Fakti që jemi nominuar është shumë i rëndësishëm që do të përmendemi”.

“Edhe ne kemi pasur dëshirë që bashkarisht të festojmë një film që i ka marrë zemrat e gjithë mediumeve ndërkombëtare”.

Zharku ndihet krenar për dy protagonistët e filmit Lum Veseli dhe Andi Bajgora.

“Sigurisht janë anëtarët e jurisë që votojnë dhe ne jemi gëzuar shumë për aktorët Lumin dhe Andin që kanë shkëlqyer gjatë tërë javës”.

“Jemi të lumtur që Kosova gjatë javës ka qenë temë në mediumet ndërkombëtare”.

Edhe pse nuk kanë marrë çmim, Zharku ndihet mirë për përkrahjen e vazhdueshme që kanë marrë nga të gjithë shqiptarët.

“Jemi tepër mirënjohës që edhe pse nuk kemi fituar kemi marrë mesazhe mbështetëse nga shqiptarët kudo që janë”.

“Ata kanë besuar deri tani në arritjet tona”.

“Kosova këtë vit është antarësuar në Oscar dhe i ka vetëm 8 vjet si shtet, kurse shtetet tjera me dhjetëra vite pretendojnë çimin Oscar”.

“Kjo është një arritje shumë e madhe për artistët e Kosovës që po punojnë vazhdimisht”.

 

 

 

lajme të ngjashme