Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arben Fetahu dhe Elvira Dushku do të priten nga Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis

NULL NULL
29.10.2019 11:24

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku më 27 Nëntor do të udhëtojnë për në Gjenevë.

Arsyeja e udhëtimit të krerëve më të lartë të FBK-së është ftesa e bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i FIBA, Andreas Zagklis për një takim pune në “Shtëpinë e Basketbollit”, njofton FBK, transmeton Klan Kosova.

Numri një i FBK-së, Arben Fetahu ka thënë se ky takim vjen si rezultat i bashkëpunimit shumë të mirë që e ka FBK-ja me FIBA Evropën dhe FIBA Botën.

“Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis është emëruar në këtë pozitë para rreth një viti dhe ne kemi pasur rastin të takohemi me z. Zagklis në disa evente të FIBA-s, dhe ai na ka përgëzuar për gjithë punën që po e bëjmë në zhvillimin e basketbollit në vendin tonë. Megjithatë, tani do të zhvillojmë një takim pune, ku i kemi përgatitur disa tema konkrete për të cilat do të bisedojmë me z. Zagklis”.

Në gusht të këtij viti në Prishtinë në vizitë një ditore pati qëndruar Presidenti i FIBA Evropës, Turgay Demirel, i cili kishte ardhur për ti dhënë përkrahje FBK-së dhe për ta përgëzuar në organizimin e FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizionit B – Femrat që është mbajtur në kryeqytet prej 3 deri më 11 Gusht.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.