Arbana Osmani: Prince Caffe shkon edhe përtej kufijve, dhe vazhdimisht më sjell mua në Kosovë (VIDEO) NULL NULL 15.03.2025 11:01 15.03.2025 11:01 Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka qëndruar sot në Prishtinë për shkak të një Prince Caffe. Në emisionin Weekend në Klan Kosova, Osmani tha se është në Kosovë për ndarë veturën “Kia Sportage” për njërin prej konsumatorëve të Prince Caffe, i cili e fitoi atë në kuadër të lojës shpërblyese nga gjiganti kosovar i kafesë. Arbana tha se është kënaqësi që vjen shpesh në Kosovë, pasi e sjellë Prince Caffe. “Prince Caffe më sjell vazhdimisht në Kosovë me kënaqësi për të bërë të lumtur klientë të saj, të cilët fitojnë dhurata nga më të larmishmet e kësaj here do të kem kënaqësinë që të jap një zotërie të nderuar çelësat e një veture Kia, të re që e ka fituar duke hapur pakot e Prince Caffe”. “Është shumë e rëndësishme që Prince Caffe shkon edhe përtej kufijve sepse zotëria që kishte fituar jetonte në Gjermani”, ka thënë Osmani. /Klankosova.tv