Arabia Saudite tregon provat e sulmit të naftës NULL NULL 18.09.2019 17:31 18.09.2019 17:31 Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite ka treguar pjesët e mbetura të dronëve dhe raketave të shkatërruara që vërtetojnë përfshirjen e Iranit në sulmet e fundjavës në dy objekte nafte. Ajo tha se 18 drone dhe shtatë raketa lundrimi goditën nga një drejtim duke e përjashtuar Jemenin si vend i lansimit të tyre, njofton Klan Kosova. Rebelët Houthi të mbështetur nga Irani të Jemenit kishin thënë se ishin mbrapa sulmeve. Irani ka mohuar çdo përfshirje dhe paralajmëroi se do të hakmerret kundër çdo reagimi ushtarak. Në konferencën e Ministrisë Saudite të Mbrojtjes thanë se shkatërrimet treguan se sulmet ishin “sponsorizuar pa diskutim nga Irani”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.