Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Apple prezantoi ‘El Capitan’

NULL NULL
09.06.2015 20:13
El Capitan është pasardhës i OSX Yosemite sipas Apple do të jetë Sistemi Operativ më i shpejtë ndonjëherë.

Në WWDC, gjigandi Apple prezantoi sistemin e ri operativ të quajtur ‘OSX El Capitan’.

Ky OS ka dy pika në të cilat fokusohet: eksperienca dhe performanca. Brenda tij, Apple ka përditësuar ndërfaqen Safari me disa veçori të reja.

Ky version përfshin edhe përditësimin për mesazhe elektronike, përfshirë këtu kërkimin me gjuhën e zakonshme, pra mund të kërkohet siç flitet dhe El Capitan nuk e ka problem ta gjejë.

Apple pretendon se sistemi i ri operativ është 1.4 herë më i shpejtë se versionet e mëparshme. Këtu përfshihet edhe koha për kalim mes operacioneve, e cila është përgjysmuar.

Për momentin, El Capitan mund të shkarkohet vetëm nga shkarkuesit. Një version beta do të jetë i gatshëm në korrik, ndërsa versioni përfundimtar do të vijë gjatë vjeshtës.

Apple11 Apple22 apple33

lajme të ngjashme