Apple ka tërhequr iPad mini nga tregu NULL NULL 20.06.2015 15:49 20.06.2015 15:49 Gjigandi Apple ka tërhequr nga tregu serinë mini të iPad pas kritikave për përmasat e tij. Apple ka tërhequr nga dyqanet në internet tabletin iPad mini. Tableti u hodh në tre në fund të vitit 2012 dhe mori shumë kritika për shkak të përmasave të vogla të tij. Pas këtij tableti janë krijuar edhe tabletët iPad mini 2 me ekranin Retina dhe iPad mini 3 me teknologjinë Touch ID. iPad mini është i vetmi tablet me sistemin iOS që nuk ka ekran Retina. Të gjitha tabletët e Apple, përveç iPad mini, përdorin procesorë me arkitekturë 64-bit dhe ekrane Retina. Familja e iPad tani përfshin vetëm iPad mini 2, iPad mini 3, iPad Air dhe iPad Air 2.