Apple interes për Blackberry NULL NULL 16/05/2015 16/05/2015 Gjigandi Apple duket se nuk mjaftohet me tregun e gjerë që ka, por ka vendosur që ta blejë kompaninë BlackBerry. Disa kompania teknologjike kanë shfaqur interes për të blerë kompaninë BlackBerry. Përmendim këtu Microsoft-in, Lenovo-n apo Samsung-un. Sipas një raporti nga Yahoo Finance, thuhet se edhe Apple po merr në konsideratë të blejë kompaninë kanadeze. Duket pak si e pabesueshme, pasi, nëse Apple do të kishte dashur të blinte BlackBerry-n, mund ta bënte këtë në kohën që kompania kishte probleme financiare dhe jo tani që gjërat janë stabilizuar disi. Ndoshta këto thashetheme kanë dalë edhe për të ndryshuar aksionet e BlackBerry-t, të cilat janë rritur me 6% që kur kanë filluar spekulimet për një shitje të mundshme të kësaj kompanie. Edhe pse BlackBerry nuk ka pasur shumë sukses në industrinë e telefonave inteligjentë, kompania ka një portofol të pasur të patentave (si tek hardueri ashtu edhe softueri). Ky është edhe shkaku kryesor se përse kompanitë e tjera teknologjike shfaqin interes për kompaninë BlackBerry.
Lajme Miliarderi saudit investoi miliona dollarë në kompanitë ruse, gjatë luftës në Ukrainë 14/08/2022