Apple heq dorë nga TV online NULL NULL 11.12.2015 12:00 11.12.2015 12:00 Apple bën një hap pas në planet e veta për të hedhur online një platformë televizive me 14 kanale kundrejt një pagese modeste për të gjithë përdoruesit e pajisjeve të saj. Tërheqja e “Mollës” duket se lidhet tërësisht me shkaqet financiare. Sipas planit të kompanisë, platforma do t’u kushtonte klientëve jo më shumë se 40 dollarë në muaj. Por kjo ka hasur në refuzimin e televizioneve, që e kanë cilësuar mjaft të ulët çmimin në një treg amerikan ku paketa më e lirë pay-TV është 85 dollarë në muaj. Mes palëve duket se nuk është gjetur marrëveshja dhe në vend të kësaj, gjiganti amerikan i teknologjisë po përqendrohet në një tjetër sektor; pajisjet e reja. Sipas forumeve teknologjike, Apple po punon për hedhjen në treg të iPhone Mini, një version më i thjeshtëzuar i gjeneratës së fundit të këtyre pajisjeve e që do të dalë me një çmim jo dhe aq të kripur. iPhone Mini nuk do të jetë më i madh se 4 polësh, por do të ketë një procesor tejet të fuqishëm dhe së bashku me të, pritet të hidhet edhe gjenerata e re e Apple Watch. Të dyja këto produkte të kompanisë amerikane, pritet të dalin në pranverën e vitit të ardhshëm, pak muaj para daljes së iPhone 7, i parashikuar për në shtator./Top Channel/