Apple bëhet kompania e parë në botë me vlerë tre trilionëshe NULL NULL 04.01.2022 08:09 04.01.2022 08:09 Apple ka regjistruar një të arritur tjetër të jashtëzakonshme. Prodhuesi i iPhone ka arritur vlerën në treg prej tre trilionë dollarëve gjatë së hënës, duke u bërë kompania e parë që vlen aq, transmeton Klankosova.tv. Aksionet e Apple kanë shënuar rritje prej tre përqind, në një nivel të ri historik prej 182.88 dollarë për aksion, duke tejkaluar vlerën 182.82. Vlera e tregut të Apple për herë të parë kaloi vlerën prej një trilion dollarëve në gusht të 2018-ës dhe prej 2 trilionëve në gusht të 2020-ës.