Aplikuesja e jogës ua rekomandon grave që të merren me këtë disiplinë (VIDEO) NULL NULL 29.10.2022 14:16 29.10.2022 14:16 Të shtunën në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova është diskutuar në lidhje me disiplinën e jogës. Valbona Habibaj, aplikuese e kësaj disipline, ka thënë që propozon që shumica e grave të merren me këtë sport, pasi sipas saj u ndihmon shumë. “Në përgjithësi jam shumë aktive në sporte. Edhe para se me qenë në joga, kam ecur shumë dhe jam marrë me aktivitete dhe sporte të tjera”. “Problemin e kam me krahun e djathtë të cilin shumë mirë po e menaxhoj edhe gjatë ushtrimeve edhe jetës. Mua Yoga më ka ndihmuar me këto ushtrime, për mua janë shumë të mirëseardhura. Edhe kur kryhet mësimi ne po vazhdojmë të shoqërohemi me njëri-tjetrin, e kemi krijuar një komunitet. Jua rekomandoj të gjitha grave që të vijnë dhe të aplikojnë këtë sport”, ka thënë ajo.