Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aplikacioni Heroboyfriend, ju ndihmon me të dashurën

NULL NULL
24.06.2015 15:38

Heroboyfriend është aplikacion i ri, për djemtë, i cili i ndihmon ata dhe i mëson se si të sillen me të dashurat e tyre. Ai është dizajnuar që ta parandalojë braktisjen e djemve nga vajzat, transmeton Klan Kosova.

Bëhu burri i ëndrrave të saj, me pak ndihmë nga aplikacioni, i cili iu propozon se kur dhe si të bëni gjeste romantike.

Për burrat beqarë, interneti është përplot me website të cilat jua mundësojnë të krijoni një lidhje romantike. Por pasi të keni një dashuri, aty ka shumë punë për tu bërë.

Këtu burra, ju vjen në ndihmë Hero Boyfriend, aplikacioni që ju ndihmon të rrini në lidhje, edhe pasi muajt fillestarë magjik, të kenë përfunduar.

Pasi ta shkarkoni në telefon, ky aplikacion ju kërkon që të përgjigjeni në pesë pyetje të thjeshta rreth lidhjes tuaj. Pastaj, i përdor ato të dhëna që herë pas here t’ua rikujtojë që të bëni diçka, përmes sugjerimeve kreative.

P.sh njoftimet që ju vijnë në telefon nga HeroBoyfriend, përfshijnë ide për dhurata për ditëlindje dhe përvjetorë, ua rikujton se duhet ta pastroni shtëpinë, ta thërrisni të dashurën, dhe madje edhe çfarë t’i thoni.

lajme të ngjashme