Apeli dërgon rastin “Pronto” në Departamentin e Krimeve të Rënda NULL NULL 07.09.2018 10:49 07.09.2018 10:49 Gjykata e Apelit e ka kthyer rastin ”Pronto” për gjykim në Departamentin e Krimeve të Rënda, pasi e ka aprovuar si të bazuar ankesën e Prokurorisë Sepciale. Kjo në çështjen ndaj ish-shefit të PDK-së, Adem Grabovci, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, deputeti Zenun Pajaziti dhe tetë të akuzuarit tjerë të këtij rasti, njofton Klan Kosova. Sipas njoftimit aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 13.08.2018 është ndryshuar: ”Gjykata e Apelit e Kosovës e ka aprovuar si të bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës në rastin e A.G. dhe të pandehurve tjerë. Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 13.08.2018 është ndryshuar, ashtu që për zbatim të procedurës në këtë çështje penale, kompetent është caktuar Departamenti i Krimeve të Rënda, i kësaj gjykate”. Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u mbajtur shqyrtimi gjyqësor kundër A.G. etj. për shkak të veprës penale ”Shkelje e statusit të barabartë të shtetasve të Republikës së Kosovës”. Kryetari i trupit gjykues të këtij rasti, ditë me parë me propozim të një avokati mbrojtës, e kishte shpallur Departamentin e Krimeve të Rënda jo kompetent në pikëpamje lëndore, duke konsideruar se kjo çështje bie në kompetencë të Departamentit të Përgjithshëm. Gjykata e Apelit e Kosovës sipas kumtesës, konsideron se ky konstatim nuk qëndron dhe se aktvendimi i shkalles se parë nuk është i bazuar, njofton Klan Kosova. bazuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë