Apel nga Inspekcioni në Prishtinë: Mos i vendosni mallrat në hapësira publike (VIDEO) NULL NULL 27.04.2026 10:39 27.04.2026 10:39 Komuna e Prishtinës ka nisur një aksion për largimin e mallrave të ekspozuara jashtë lokaleve në hapësira publike, përfshirë trotuaret dhe zona të tjera të përdorimit të përbashkët. Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Bekim Brestovci, ka bërë të ditur në emisionin “Fol me Arin” se aksioni do të vazhdojë edhe për disa javë. Ai u ka bërë thirrje pronarëve të lokaleve që të respektojnë vendimin e komunës dhe të mos i rikthejnë mallrat në hapësira publike. “Apeloj te të gjithë pronarët e lokaleve që të mos i përsërisin vendosjen e mallrave në hapësira publike, para se të arrijë inspektorati, para se të shqiptohen gjoba apo të merren masa të tjera. Të respektojnë vendimin e Komunës së Prishtinës dhe t’i largojnë mallrat”, tha Brestovci.