Anulohet raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran, thotë Omani NULL NULL 14.06.2025 18:22 14.06.2025 18:22 Raundi i ardhshëm i negociatave bërthamore SHBA-Iran, i planifikuar të zhvillohej në Oman të dielën, është anuluar. Kështu tha ministri i jashtëm i Omanit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. “Bisedimet Iran-SHBA të planifikuara të mbahen në Muscat këtë të diel nuk do të zhvillohen tani,” shkroi Badr Albusaidi në X. “Por diplomacia dhe dialogu mbeten e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme.” Diskutimet do të kishin qenë të gjashtat në proces, të cilin Omani i ka ndërmjetësuar, por të cilat u përkeqësuan nga sulmet e Izraelit ndaj vendeve bërthamore iraniane. Ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi më parë tha se bisedime të tilla ishin “të pajustifikueshme” ndërsa sulmet e Izraelit vazhdonin, por nuk tha se ato ishin anuluar, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.