Anulohet ceremonia për Ramën dhe Thaçin NULL NULL 11.05.2015 19:40 11.05.2015 19:40 Pas tensionit të krijuar në Maqedoni pas sulmit të armatosur ku mbetën të vrarë 22 persona, ceremonia për dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa” për kryeministrin Edi Ramën dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, është shtyrë. Universiteti Shtetëror i Tetovës ka njoftuar se shtyrja e ceremonisë do të bëhet për një afat të pacaktuar. Njoftimi i Universitetit Shtetëror të Tetovës: “Të nderuar, Për shkak të rrethanave të krijuara në vendin tonë, ceremonia e ndarjes së titullit Doctor Honoris Causa për kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, shtyhet për një afat të pacaktuar kohor në të ardhmen. Për organizimin e ceremonisë së lartpërmendur, Universiteti Shtetëror i Tetovës do t’ju njoftojë paraprakisht”, citohet në deklaratën e Universiteti Shtetëror i Tetovës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 9 orë më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 10 orë më parë