Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Antonio Banderas në spital

NULL NULL
30.01.2017 13:30

Antonio Banderas është dërguar në spital, pas dhimbjeve që ka pasur në gjoks.

Aktori 56 vjeçari ka qenë dukë u stërvitur në shtëpinë e tij derisa ka përjetuar problemet e tij shëndetësore, ku menjëherë  më pas është dërguar për në spital.

Aktori që jeton në shtëpinë e tij në Cobham në Surrey bashkë me të dashurën e tij, Nicole Kimpel, kishte treguar kohë më parë sa shumë i pëlqen ajo shtëpi.

Aktori ka pasur një divorc me aktoren, Melanie Griffith pas një martese 19 vjeçare, transmeton Klan Kosova.

Ai ka treguar në intervista të mëhershme se jeta e tij ka ndryshuar drastikisht vjetëve të fundit.

“Jeta ime ka ndryshuar kaq shumë këto dy vjetët e fundit, për arsye personale”, kishte thënë ai.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.